Bunjaku takon Hazirin dhe strukturat e LDK-së: Bashkë për një Kosovë më të fortë
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Albana Bunjaku, ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e kësaj partie dhe kryetarin e Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ku është diskutuar për zhvillimet politike dhe angazhimin në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Bunjaku ka vlerësuar bashkëpunimin dhe përkushtimin e strukturave të LDK-së duke përmendur edhe rolin e rëndësishëm të diasporës. Ajo ka shprehur mirënjohje për kryetarin e Degës Jugore të LDK-së në Suedi, prof. Isuf Bajraktari, si dhe për majorin Nazif Ramabaja, për kontributin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të çështjes kombëtare.
Në këtë takim u theksua rëndësia e unitetit dhe angazhimit të përbashkët për avancimin e vlerave demokratike dhe forcimin e shtetit të Kosovës. Bunjaku ritheksoi se vetëm përmes bashkëpunimit dhe mobilizimit të gjerë mund të arrihen objektivat për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të qëndrueshme.
Mesazhi i saj u përmbyll me thirrjen për unitet: “Bashkë për Kosovën” duke nënvizuar lidhjen e fortë mes vendit dhe diasporës. 🇽🇰🤝🇸🇪 /Kosova.info/
