Xhafer Gashi kandidat për deputet nga LDK – përvojë, angazhim dhe vlera kombëtare
Ish-kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, dhe kryetari i LDK-së, dega Obiliq, është kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Gashi vjen në këtë garë me një përvojë të gjatë institucionale dhe një lidhje të fortë me qytetarin, të ndërtuar gjatë viteve të udhëheqjes së Obiliqit. Ai njihet për përkushtimin në zhvillimin lokal, përmirësimin e infrastrukturës dhe mbështetjen konkrete për komunitetin. Ai është dhe afarist i mirënjohur.
Përveç angazhimit politik, Xhafer Gashi mban edhe një kontribut të çmuar në historinë më të lavdishme të vendit, si pjesëmarrës në Betejën e Koshares, një nga betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë bagazh përvoje dhe sakrifice, ai synon të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve në Kuvend duke kontribuar në vendimmarrje që prekin drejtpërdrejt zhvillimin dhe mirëqenien e vendit.
Në listën e LDK-së, Xhafer Gashi mban numrin 31 duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për ta përfaqësuar denjësisht interesin e tyre. /Kosova.info/
