Alis në finalen e Eurovision 2026, Rama bën thirrje për mbështetje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas kualifikimit të artistit shqiptar Alis në finalen e Eurovision Song Contest 2026.

Rama vlerësoi këngën “Nân”, duke theksuar se ajo ka prekur zemrat e publikut kudo, pasi përcjell emocion, identitet dhe shpirt shqiptar në skenën evropiane.

Në mesazhin e tij, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin Shqipërinë dhe artistin shqiptar përmes votimit, duke apeluar që të votohet me numrin 05.

“Suksese Alis”, përfundon mesazhi i kryeministrit, duke shprehur përkrahje për performancën e tij në finalen e madhe. /Kosova.info/

Go to TOP