Kosova dhe Italia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bibliotekar
Ministria e Kulturës dhe e Turizmit e Kosovës ka njoftuar se është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Nazionale Marciana në Venecia, në kuadër të projektit bilateral Kosovë–Shqipëri “Modalitete Kërkimore në Arkivat e Venecias”.
Sipas njoftimit, gjatë vizitës zyrtare në Itali, delegacioni nga Kosova mori pjesë në një trajnim intensiv me ekspertë të bibliotekave dhe arkivave të Marcianas, me fokus në shkëmbimin e përvojave profesionale dhe avancimin e bashkëpunimit në fushën e bibliotekarisë dhe trashëgimisë kulturore.
Ky bashkëpunim hap rrugë për projekte të përbashkëta dhe promovimin e mëtejmë të trashëgimisë sonë kulturore në nivel ndërkombëtar. /Kosova.info/
