Pse Serbia po zhvillon stërvitje me NATO-n për herë të parë?
“Po shkruhet historia”. Me këto fjalë, Komanda e Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli e përshkroi në X nisjen e stërvitjeve të para të përbashkëta mes Serbisë dhe NATO-s, më 12 maj në jug të Serbisë.
Stërvitjet dyjavore, ku marrin pjesë trupa serbe dhe të NATO-s, u iniciua nga Serbia, udhëheqja e së cilës këmbëngul në ruajtjen e neutralitetit ushtarak.
Analisti ushtarak Aleksandar Radiq thotë se stërvitja ka rëndësi të madhe për Brukselin, duke pasur parasysh bashkëpunimin ushtarak në rritje mes Serbisë dhe Kinës gjatë viteve të fundit. /REL/
