Erërat e forta shkaktojnë 17 intervenime në Prishtinë, këto janë dëmet

Si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë ditës së sotme, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë realizuar gjithsej 17 intervenime në territorin e Kryeqytetit dhe Fushë Kosovës, kryesisht në largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, tjegullave, prerje të drunjve si dhe trajtimin e rasteve të zjarreve.

Sipas njoftimit, rastet e intervenimit: Dardani – largim i llamarinës, Rr. “Aziz Abrashi” – largim i reklamës, Te Trafiku Urban – prerje e plepit, Rr. “Mark Isaku” – largim i llamarinës, Rr. “Muharrem Fejza” – largim i llamarinës, Te ish-Kino ABC – largim i tjegullave, Te Bosna, Kurriz – largim i llamarinës, Fshati Hajvali – intervenim në tela të rrymës, Fsharu Sinidoll – zjarr në bari të thatë.

Si dhe në Bregu i Diellit – largim i ulluqeve, Dardani, Banesa Sociale – largim kulmi, Rr. “Eqrem Çabej” – largim llamarine, Fushë Kosovë, rr. “Besa Besë” – largim kulmi, Rr. “Shaqir Igrishta” – largim dritareje, Fshati Hajvali – tym në shtëpi, Fshati Teneshdoll – zjarr në ushqim bagëtish dhe Fshati Mramor – zjarr malor.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, aktualisht, dy intervenime vazhdojnë të jenë aktive dhe ekipet emergjente ndodhen ende në terren.

“Falënderojmë të gjitha ekipet operative për reagimin profesional dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Në kryeqytet gjatë ditës Komuna e Prishtinës ka intervenuar në pjesë të ndryshme të qytetit, kryesisht për raste të rënies së llamarinave për shkak të erërave, por fatmirësisht nuk është raportuar ndonjë situatë serioze apo rrezik për qytetarët. /Kosova.info/


Go to TOP