18 gjoba ndaj KEDS-it nga MINTI: 90 mijë euro për njehsorë të skaduar
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përkatësisht Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka shqiptuar 18 gjoba ndaj KEDS, në vlerë totale prej 90 mijë eurosh, pasi është konstatuar se 18 njehsorë të verifikuar kishin kaluar afatin e vlefshmërisë.
Gjatë muajit prill 2026, MINTI ka vazhduar verifikimin e ankesave të konsumatorëve lidhur me parregullsitë në njehsorët elektrikë. Komisioni ad hoc, i themeluar për këtë çështje, ka pranuar gjithsej 574 ankesa të mbështetura me dëshmi për devijime në orë dhe datë.
Në kuadër të këtyre verifikimeve, janë tërhequr 54 njehsorë elektrikë nga 7 rajone të Republika e Kosovës, të cilët janë testuar në Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK). Rezultatet kanë treguar se në 38 prej tyre ka pasur devijime kohore, ndërsa në 18 njehsorë është konstatuar skadimi i afatit të vlefshmërisë.
Ankesat e konsumatorëve me dëshmi për devijime kohore janë duke u përcjellë në KESCO, nga e cila kërkohet kompensim i menjëhershëm për qytetarët e dëmtuar.
Ndërkohë, raportet zyrtare të komisionit verifikues do t’u dorëzohen edhe organeve të drejtësisë si prova për procedurat hetimore që tashmë kanë nisur.MINTI ka bërë të ditur se gjatë muajit maj do të vazhdojë me trajtimin e ankesave, verifikimin e njehsorëve dhe shqiptimin e gjobave, bazuar në gjetjet përkatëse.
Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të paraqesin ankesat e tyre duke bashkëngjitur dëshmi dhe të dhëna kontakti përmes platformës Viber në numrin +383 46 311 000 apo përmes emailit zyrtar: [email protected] /Kosova.info/
