Rama hap “Konferencën e Investitorëve Amerikanë 2026”: Besim i madh në potencialin e Kosovës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot është hapur zyrtarisht “Konferenca e Investitorëve Amerikanë 2026”, një platformë e rëndësishme dialogu dhe bashkëpunimi ekonomik.
Sipas Ramës, kjo konferencë është realizuar me mbështetjen e U.S. Embassy Pristina dhe në partneritet me American Chamber of Commerce in Kosovo dhe KUSA.
Ai theksoi se prania e investitorëve nga e gjithë bota përbën dëshmi të besimit në potencialin e Kosovës, si dhe në thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovo, United States dhe vendeve të tjera partnere.
Rama shprehu mirënjohje për të gjithë kontribuuesit dhe pjesëmarrësit në këtë nismë duke paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve edhe ditën e nesërme. /Kosova.info/
