Nehat Geci: Fjalimin e Fatos Gecit në Kuvend e ka shkruar Ilir Kërçeli

Nehat Geci ka bërë një deklaratë publike lidhur me një bisedë që, sipas tij, ka zhvilluar me deputetin Fatos Geci.

Ai ka treguar se sot rreth orës 13:50, derisa ishte në një kafiteri në Skenderaj së bashku me dy nipërit e tij, Artonin (vëllain e Fatosit) dhe Festimin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Fatos Gecin. Sipas Nehat Gecit, gjatë kësaj bisede, Fatos Geci i ka thënë se fjalimin e mbajtur në Kuvend ia ka shkruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli.

“Nuk e njoh fare Ilir Kërçelin”, ka theksuar ai duke shtuar se pas kësaj ka bërë një hulumtim të shkurtër për të kuptuar më shumë rreth tij.

Geci ka pretenduar gjithashtu se biseda është dëgjuar edhe nga nipërit e tij, të cilët, sipas tij, mund ta konfirmojnë atë. /Kosova.info/

Go to TOP