STRUCTUVET nis në Universiteti Autonom i Barcelonës, Universiteti i Prishtinës pjesë e reformës së arsimit veterinar

Më 16-17 prill, në Universitetin Autonom të Barcelonës, u mbajt takimi i parë i projektit STRUCTUVET, i fokusuar në reformimin dhe modernizimin e kurrikulës në fushën e Mjekësisë Veterinare.

Në këtë takim morën pjesë një numër partnerësh ndërkombëtarë, përfshirë edhe përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Gjatë takimit u diskutuan paketat e punës, menaxhimi i buxhetit dhe hapat konkretë drejt harmonizimit të kurrikulës me standardet evropiane. Projekti synon avancimin e edukimit veterinar përmes përfshirjes së metodave bashkëkohore të mësimdhënies, si dhe forcimit të komponentës praktike dhe klinike.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ngritjes së cilësisë së arsimit në fushën e mjekësisë veterinare. /Kosova.info/


Go to TOP