Osmani: Lipjani me energji pozitive dhe qëndrim të qartë në mbështetje të së vërtetës
Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Lipjan, ku ka përshkruar një atmosferë të veçantë të mbushur me entuziazëm dhe pozitivitet.
Ajo theksoi se gjatë takimeve me qytetarë të të gjitha moshave, gra e burra, të rinj e të moshuar, është zhvilluar një diskutim i hapur dhe i sinqertë për çështjet aktuale. Sipas saj, qytetarët e Lipjanit janë të informuar dhe e kuptojnë qartë situatën në vend.
“Lipjani e ka ditur gjithmonë të rreshtohet me të vërtetën”, ka deklaruar Osmani, duke vlerësuar angazhimin dhe vetëdijen qytetare në këtë komunë.
Vizita e saj është parë si pjesë e komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët dhe adresimit të zhvillimeve aktuale në vend. /Kosova.info/
