Rama: Me mbështetjen e Suedisë, Prishtina synon zhvillimin e golfit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për thellimin e bashkëpunimit me Suedia në fushën e sportit duke hapur rrugë për iniciativa të reja në Kryeqytet.
Gjatë një takimi me ambasadorin suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, u diskutuan mundësitë konkrete për zhvillimin e sportit të golfit në Prishtina, si pjesë e krijimit të hapësirave moderne për rekreacion.
Rama theksoi se Kryeqyteti mbetet i hapur për partneritete ndërkombëtare që sjellin standarde të reja dhe ndikojnë në përmirësimin e jetës urbane për qytetarët. /Kosova.info/
