Komisioni shqyrtoi listën e kandidatëve për anëtarë të KPM-së, të hënën intervistimi i tyre

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur për Media u mblodh sot pasdite për të shqyrtuar listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të KPM-së.

Komisioni Ad-hoc, kryesuar nga deputeti Alban Bajrami, miratoi listën me kandidatë të propozuar dhe u vendos që më 20.04.2026(e hënë) duke filluar nga ora 10:00 të fillojë intervistimi i tyre.

Për anëtarë të KPM-së kanë kandiduar 30 kandidatë, ndërkohë që tre prej tyre janë eliminuar pasi nuk kanë plotësuar kriteret e përcaktuara. /Kosova.info/

Go to TOP