Llapi me tifozë ndaj Prishtinës, mbetet në fuqi gjoba
Llapi do ta ketë përkrahjen e tifozëve në ndeshjen e xhiros së njëzet e nëntë ndaj Prishtinës.
Komisioni Disiplinor i Federata e Futbollit e Kosovës e kishte dënuar Llapin me zhvillimin e një ndeshjeje pa praninë e tifozëve, si dhe me gjobë prej 2000 eurosh, por ankesa e klubit është aprovuar pjesërisht, që do të thotë se tifozët do të lejohen të jenë të pranishëm në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ndërsa dënimi financiar prej 2000 eurosh mbetet në fuqi.
Në një njoftim të publikuar të premten mbrëma, Llapi u ka bërë thirrje tifozëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë klubin.
Llapi ishte dënuar për shkelje të ndodhura në ndeshjen ndaj Drenicës, ndërsa përballja me Prishtinën zhvillohet të shtunën.
