Abdixhiku për tragjedinë në Malishevë: Humbje që na rëndon të gjithëve
Kryetari i Lumir Abdixhiku ka reaguar me dhimbje të thellë pas tragjedisë së rëndë në Malishevë, ku humbën jetën një baba bashkë me dy fëmijët e tij.
Përmes një reagimi publik, Abdixhiku e cilësoi këtë ngjarje si një tragjedi që prek gjithë shoqërinë duke theksuar se dhimbja është e përbashkët për çdo qytetar, prind dhe bashkëkombës në Republikën e Kosovës.
“Në këto momente të rënda, çdo fjalë duket e vogël,” u shpreh ai duke u dërguar ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave.
Në emër të Lidhja Demokratike e Kosovës, Abdixhiku theksoi se ndajnë këtë dhimbje me gjithë zemër dhe qëndrojnë pranë familjes në këto çaste zie duke shprehur solidaritet njerëzor përtej fjalëve.
Ai gjithashtu uroi që familjarët të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme. /Kosova.info/
