Gjobë për ndotje të rrugës në Prishtinë, obligohet pastrimi i plotë
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është shqiptuar një gjobë ndaj një subjekti përgjegjës për ndotje të rrugës në Prishtinë.
Sipas njoftimit, përveç gjobës së vendosur, subjekti është obliguar që të realizojë pastrimin dhe larjen gjenerale të segmentit rrugor të ndotur, në mënyrë që hapësira publike të rikthehet në gjendjen e duhur.
Rama theksoi se institucionet komunale do të vazhdojnë me zbatimin rigoroz të ligjit ndaj çdo shkeljeje që dëmton mjedisin urban dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.
“Do të vazhdojmë me zbatimin rigoroz të ligjit për të garantuar një mjedis të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët,” u tha në deklaratë.
Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se kontrollet dhe masat ndëshkuese do të intensifikohen ndaj të gjithë operatorëve që nuk respektojnë rregullat e pastërtisë publike. /Kosova.info/
