Prebreza paralajmëron taksë nëse miratohet pagesa në Prishtinë

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka paralajmëruar vendosjen e një takse ditore prej 20 eurosh për banorët e Prishtina, nëse miratohet rregullorja e re e Kryeqytetit që parasheh pagesë për hyrjen e automjeteve në kryeqytet.

“Nëse kjo kalon në Komunën e Prishtinës, atëherë unë do të vendos një taksë ditore prej 20 eurosh për të gjithë banorët e Prishtinës (vetëm) që hyjnë në territorin e Komunës së Fushë Kosovës…”, ka shkruar ai në Facebook.

Paralajmërimi i tij vjen pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës ka vendosur në dëgjim publik Rregulloren për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, e cila daton nga viti 2011.

Në këtë rregullore është veçuar Neni 14, i cili parasheh taksë komunale për hyrjen e automjeteve në territorin e kryeqytetit.

Sipas këtij neni, çdo automjet i regjistruar jashtë Prishtinës që hyn në zonën e përcaktuar nga komuna, i nënshtrohet pagesës prej 10 euro për hyrje. Rregullorja aktualisht ndodhet në fazën e dëgjimit publik, ku pritet të diskutohet me qytetarët dhe grupet e interesit, përpara se të rikthehet për votim në Kuvendin Komunal. 

Go to TOP