Gjermania i ndihmon Amerikës në Hormuz të Iranit… kur të kryhet lufta

Ministri i Jashtëm gjerman Johan Wadephul tha se ai arriti t’ia shpjegojë dhe t’ia bëjë të qartë homologut të tij nga Shtete e Bashkuara, Marco Rubio qëndrimin e Gjermanisë se ky shtet është i gatshëm të ndihmojë në Ngushticën e Hormuzit – pasi të përfundojë lufta në Iran.

“Gjermania sigurisht është e gatshme, pas përfundimit të armiqësive, të luajë gjithashtu një rol kur bëhet fjalë për sigurimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit,” tha Wadephul t’i ketë thënë sekretarit amerikan të shtetit, në bisedën e tyre të parë dypalëshe, në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të Grupit të Shtatë (G7) në Francë, njofton DPA.

Ai shtoi se diskutimet mbi këtë çështje pritet të vazhdojnë.

Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Gjermaninë dhe anëtarë të tjerë evropianë të NATO-s se nuk kanë vepruar sipas thirrjeve të tij për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë me rënësi të madhe globale për transportin e naftës.

Të enjten,  shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se kishte dëgjuar “nga kreu i Gjermanisë” të ketë thënë se lufta me Iranin “nuk është lufta jonë”.Amerikani shtoi se iu përgjigj këtij qëndrimi duke theksuar: “Mirë, edhe Ukraina nuk është lufta jonë.”

Wadephul i quajti shumë të papërshtatshme komentet e Trumpit mbi qëndrimin e Gjermanisë.

Ministri i Jashtëm nga Berlini përsëriti thirrjen e tij për unitet mes vendeve të G7, ku përveç SHBA-së dhe Gjermanisë bëjnë pjesë edhe Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Japonia dhe Kanadaja.Duke qenë se “Irani dhe Rusia po bashkëpunojnë shumë ngushtë, ne duhet të qëndrojmë edhe më ngushtë së bashku,” tha ai.

Go to TOP