Destani: Mijëra kuponë për familjet në nevojë në prag të Bajramit

Veprimtari i çështjes kombëtare, Lazim Destani ka njoftuar se edhe këtë vit kompania Ecolog ka ndërmarrë një iniciativë humanitare në prag të festës së Fitër Bajrami duke shpërndarë mijëra kuponë me vlerë për familjet në nevojë.

Destani u shpreh se gjatë këtij muaji të shenjtë, solidariteti merr kuptim të veçantë, ndërsa falënderoi ekipin e kompanisë për angazhimin dhe përkushtimin në ndihmë të komunitetit.

“Çdo akt i tillë është një dëshmi se humanizmi jeton mes nesh dhe se së bashku mund ta bëjmë ndryshimin,” theksoi ai.

Sipas tij, dhembshuria dhe solidariteti mbeten vlera thelbësore që duhet të kultivohen vazhdimisht, veçanërisht në periudha si kjo, kur ndihma për ata në nevojë është më e domosdoshme se kurrë. /Kosova.info/


Go to TOP