Tahiri: Vetëm 48 orë para votimit, Kurti nuk propozon kandidat për president
Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë propozimi konkret për president, vetëm 48 orë para votimit.
Tahiri tha se takimet janë për konsum publik dhe se situata prodhon krizë pas krize, duke e cilësuar sjelljen si papërgjegjësi totale.
Postimi i plotë:
Edhe 48 orë kanë mbetur deri te votimi i presidentit, ndërsa fituesi i zgjedhjeve ende nuk ka as emër e as propozim konkret. Takimet duken më shumë për konsum publik, fjalët për “konstruktivitet” janë vetëm fasadë, sepse këtu veç konstruktivitet nuk ka. Ka vetëm situata hipotetike që prodhojnë krizë pas krize.
Papërgjegjësia nuk ka kufi. /Kosova.info/
