Malisheva afron qendërmbrojtësin danez

Malisheva ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkato, duke prezantuar qendërmbrojtësin danez Andreas Skovgaard.

Klubi ka bërë të ditur se Skovgaard vjen me një përvojë të pasur nga elita e futbollit danez, holandez, polak dhe norvegjez.

“Kemi kënaqësinë të prezantojmë ardhjen e re në klubin tonë, qendër mbrojtësin danez, Andreas Skovgaard. Skovgaard vjen në Malishevë si një futbollist me një karrierë të pasur në elitën e futbollit danez, holandez, polak dhe norvegjez. Disa prej skuadrave për të cilat ka luajtur janë Nordsjaelland, Heerenveen, Orebro, Brann, Stabaek, Craiova dhe Bryne. Me ardhjen e tij, synojmë që repartit tonë defanziv t’i japim edhe më tepër përvojë dhe siguri”, thuhet në njoftimin e klubit. “Ky është një tjetër hap i yni drejt vazhdimit të forcimit të skuadrës tonë për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt objektivave tona. Good luck, Andreas!”.


Go to TOP