Haradinaj pret Spiropalin: Anëtarësimi në NATO synim strategjik

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

Haradinaj vlerësoi angazhimin e Qeverisë shqiptare në çështjet me rëndësi për Kosovën duke theksuar se proceset që lidhen me sigurinë dhe integrimet euroatlantike kërkojnë koordinim të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve. Ai potencoi se anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik dhe garanci për sigurinë afatgjatë.

Sipas tij, forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është prioritet i përhershëm, ndërsa integrimi ndër shqiptar u cilësua si domosdoshmëri kombëtare dhe garanci për një të ardhme të sigurt.

Haradinaj po ashtu shprehu falënderim për përkushtimin e Qeverisë shqiptare, të udhëhequr nga Edi Rama, ndaj çlirimtarëve që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë. /Kosova.info/

Go to TOP