Abdixhiku takon Spiropalin: Zë i unifikuar Kosovë-Shqipëri për integrimet euroatlantike

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim të përzemërt dhe të frytshëm me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipëria, Elisa Spiropali.

Gjatë takimit, Abdixhiku bëri të ditur se është diskutuar gjerësisht për zhvillimet politike në rajon, sfidat aktuale të sigurisë, si dhe për rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në proceset integruese euroatlantike.

Ai theksoi se është thelbësore që zëri i dy vendeve të jetë i unifikuar dhe i qartë në raport me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht në çështjet që lidhen me stabilitetin rajonal, funksionimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.

Sipas Abdixhikut, Kosova dhe Shqipëria ndajnë një marrëdhënie të veçantë të ndërtuar mbi histori, vlera dhe aspirata të përbashkëta, por mbi të gjitha ndajnë përgjegjësinë për të kontribuar së bashku në paqen e qëndrueshme dhe në perspektivën evropiane të rajonit.

Në takim u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë institucional, dialogut të rregullt politik dhe përkrahjes reciproke në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një shtyllë strategjike për të ardhmen e qytetarëve dhe për forcimin e rolit të dy shteteve në arenën ndërkombëtare. /Kosova.info/


Go to TOP