Votohet në parim buxheti për vitin 2026
Me 66 vota për, 32 vota kundër dhe 5 abstenime Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e republikës për vitin 2026.
Menjëherë pas votimit të projektligjit për buxhetit në lexim të parë, shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka propozuar që shqyrtimi i të njëjtit në lexim të dytë me shmangie nga afatet procedurale.
“Amendamentet në projektligj t’i adresohen komisionit për buxhet deri me 18 shkurt në ora 16:00, komisionet parlamentare deri më 19 shkurt në ora 12 të shqyrtojnë projektligjin dhe raportet me rekomandime ‘ia paraqesin Komisionit funksional për buxhet. Komisioni deri më 19 shkurt në ora 24:00 të paraqesë raportin me rekomandime për shqyrtim të dytë në seancën plenare e shqyrtimi i dytë të bëhet në seancën plenare më 20 shkurt në ora 11:00”, tha Nagavci.

