Rama: Gollaku bëhet me çerdhen e parë, mbi 60 fëmijë do të përfitojnë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Gollaku do të bëhet me çerdhen e parë për fëmijë.
Sipas tij, në Mramor po investohet për rikthimin e ish-objektit të Shkollës Fillore Shkolla Fillore ‘Avni Rrustemi’ në çerdhen e parë për këtë zonë.
Çerdhja pritet të akomodojë mbi 60 fëmijë nga Mareci, Busia, Mramori dhe Slivova, të organizuar në pesë grupe. Rama theksoi se ky projekt përfaqëson një hap konkret drejt barazisë në qasje duke e shtrirë edukimin e hershëm edhe në zonat rurale dhe duke investuar drejtpërdrejt në të ardhmen e fëmijëve. /Kosova.info/
