Rama priti shefin e UNMIK-ut, diskutuam për bashkëpunim institucional dhe besim ndërkomunitar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve si bazë për zhvillimin e qëndrueshëm të Kryeqytetit.

Në Odën e Kryeqytetit, ai mirëpriti Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shefin e UNMIK-ut, z. Peter N. Due. Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit institucional, forcimin e besimit ndërkomunitar dhe prioritetet e mandatit të ri.

Rama riktheu përkushtimin e Kryeqytetit ndaj dialogut, bashkëpunimit dhe forcimit të partneriteteve që kontribuojnë në stabilitet dhe zhvillim për të gjithë qytetarët. /Kosova.info/

Go to TOP