Çeferin uron Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të FFK-së

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka uruar Agim Ademin pas rizgjedhjes së tij si president i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në letrën e dërguar nga Nyoni, Çeferin ka theksuar se rritja dhe zhvillimi me një ritëm të qëndrueshëm janë të dukshme si në futbollin e femrave, ashtu edhe në atë të meshkujve.

Ai ka shtuar se për herë të parë, së shpejti do të shihet përfaqësuesja e Kosovës duke garuar në “play-off”-et për një vend në Kupën e Botës duke e cilësuar këtë si një moment shumë të veçantë për futbollin në Kosovë.

Në fund, Çeferin i ka uruar Ademit gjithë të mirat teksa ai hyn në kapitullin e ardhshëm të drejtimit të Federatës së Futbollit të Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP