Rama: Kryeqyteti i përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me NDI për qeverisje të mirë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e institucioneve lokale dhe avancimin e zhvillimit demokratik.

Në këtë kuadër, Rama ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e National Democratic Institute (NDI), znj. Nancy Soderberg, ku u diskutua vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet Kryeqytetit dhe NDI-së, si dhe u dakorduan prioritetet e përbashkëta për periudhën në vijim.

Gjatë takimit, u vlerësua mbështetja e deritanishme e NDI-së në projekte që synojnë rritjen e transparencës, pjesëmarrjen qytetare dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në nivel lokal.

Kryetari Rama theksoi se Kryeqyteti mbetet i përkushtuar për thellimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në qeverisje të mirë, demokraci funksionale dhe shërbime më cilësore për qytetarët e Prishtinës. /Kosova.info/

Go to TOP