​Ishte shpallur i zhdukur të dielën, gjendet i vdekur 39-vjeçari nga Malisheva

Është gjetur i vdekur Avdyl Begaj, 39-vjeçari nga fshati Banjë e Malishevës. Ai ishte shpallur i zhdukur që nga 18 janari i këtij viti.

Vullnetari në Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit, Ridvan Tahiri ka bërë të ditur se 39-vjeçari u gjet pa shenja jete në një fushë afër fshatit Siqevë mëngjesin e së martës.

KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë një përgjigje. 


Go to TOP