Faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit hakohet, institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes

Inspektorati i Kryeqytetit ka njoftuar se faqja e tij zyrtare është hakuar kohët e fundit duke bërë që përkohësisht të humbet kontrolli mbi përmbajtjen e publikuar.

Sipas njoftimit, ekipet teknike janë angazhuar intensivisht për rikthimin e kontrollit dhe funksionimit normal të faqes, ndërsa po ndërmerren edhe hapat e nevojshëm për garantimin e sigurisë së saj.

Inspektorati u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos u besojnë postimeve apo njoftimeve të publikuara nga kjo faqe deri në një njoftim të radhës zyrtar, pasi ato nuk përfaqësojnë qëndrimet apo veprimet e institucionit.

Institucioni falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin duke premtuar se do të njoftojë publikun sapo situata të normalizohet. /Kosova.info/


Go to TOP