Mot i qëndrueshëm në fundjavë: vranësira, intervale me diell dhe temperatura të ulëta

Gjatë fundjavës parashihet mot kryesisht stabil në vend, megjithëse me vranësira dhe intervale të herëpashershme me diell.

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona priten intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3 deri në 5 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi të lehtë, prej 1 deri në 3 m/s.

Të dielën moti do të vazhdojë të jetë i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Temperaturat minimale do të zbresin nga -6 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 1 deri në 4 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 4 m/s.

Kushtet atmosferike nuk pritet të sjellin reshje, por temperaturat e ulëta kërkojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. /Kosova.info/

Komuna (Qyteti)17.01.202618.01.2026
Temp. Min. 0CTemp. Max. 0CTemp. Min. 0CTemp. Max. 0C
Prishtinë-34-53
Pejë-34-53
Prizren-25-34
Gjakovë-25-34
Istog-25-44
Junik-25-44
Dragash-43-61
Ferizaj-34-52
Gjilan-34-52
Kamenicë-34-52
Besianë-2442
Mitrovicë-24-43
Malishevë-24-43
Go to TOP