Policia me aksion madhor në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në komunën e Zubin Potokut.
Burimet kanë pohuar së po zhvillohet një aksion i gjërë i policisë së Kosovës dhe ka të bëjë me organizimin e lojërave të fatit dhe skemave piramidale.
Është kontaktuar zëdhënësi Veton Elshanin i cili ka konfirmuar rastin duke thënë se operacioni po zhvillohet në tri lokacione.
Aksioni është ende në zhvillim e sipër dhe për detajet e tjera IndeksOnline do të raportojë me kohë.
