Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, lumi Lushta ka dalë nga shtrati në Mitrovicën e Jugut, duke shkaktuar vërshime në disa zona përreth

Nga pamjet e publikuara shihet se uji ka mbuluar pjesë të rrugëve dhe hapësirave përreth, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve është vështirësuar.

Deri më tani nuk ka informacione për dëme në njerëz, ndërsa autoritetet po përcjellin situatën.

Go to TOP