Maloku: Bashkë zgjedhim shpresën, bashkë për një Kosovë me më shumë zë

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntina Maloku, ka shpallur sonte përmbylljen e fushatës elektorale duke falënderuar qytetarët, aktivistët dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë rrugëtimit zgjedhor.

Në një mesazh mirënjohjeje, Maloku theksoi energjinë, besimin dhe shpresën që, sipas saj, e kanë shoqëruar fushatën nga fillimi deri në fund. Ajo shprehu falënderim të veçantë për aktivistët e palodhshëm, diasporën shqiptare që ka qenë pranë çdo ditë, si dhe për familjen dhe shoqërinë e saj, të cilët i cilësoi si forcën e heshtur në çdo sfidë.

“Fushata mbaroi, por misioni vazhdon. Me përkushtimin dhe votën tuaj, Kosova do të ketë më shumë zë, më shumë shpresë dhe më shumë dritë me Lidhjen Demokratike të Kosovës në krye të Qeverisë së Republikës,” u shpreh Maloku.

Ajo i ftoi qytetarët që me votën e tyre të vazhdojnë rrugën e ndryshimit dhe të shpresës duke theksuar se vetëm së bashku mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për Kosovën.

Mesazhin e saj e përmbylli me fjalët: “Faleminderit nga zemra. Bashkë, zgjedhim shpresën.”

Ai kandidon me numrin 21 në listën e LDK-së, ndërsa numri i subjektit është 123. /Kosova.info/

Go to TOP