Google lejon ndryshimin e adresës Gmail

Google ka nisur të testojë një veçori të re që shumë përdorues e kanë pritur prej kohësh: tani është e mundur ndryshimi i adresës së emailit edhe për ata që përdorin @gmail.com.

Më parë, Google lejonte ndryshimin e adresës së llogarisë vetëm për përdoruesit që kishin lidhur shërbime të jashtme si Yahoo ose Outlook, ndërsa përdoruesit e Gmail nuk kishin këtë mundësi. Funksioni i ri po shpërndahet gradualisht.

Çfarë përfshin ndryshimi i ri?

1. Adresa e vjetër bëhet alias
Nëse ndryshoni adresën (p.sh. nga [email protected] në unë[email protected]), adresa e vjetër mbetet e lidhur me llogarinë.

2. Mbërritja e emaileve
Të gjitha mesazhet do të vazhdojnë të mbërrijnë në të njëjtin inbox. Të dhënat si fotot, mesazhet dhe skedarët në Google Drive mbeten të paprekura.

3. Hyrje me të dyja adresat
Përdoruesit mund të identifikohen në shërbime si YouTube, Maps dhe Drive duke përdorur cilëndo nga dy adresat.

4. Kufizime kohore
Pas ndryshimit, nuk do të jetë e mundur të bëhet një tjetër ndryshim apo të fshihet adresa e re për 12 muaj.

Masa sigurie

Maksimumi tre ndryshime: Çdo llogari mund të ndryshojë adresën deri në tre herë, që do të thotë se mund të ketë deri në katër adresa të lidhura me një llogari.

Adresa origjinale mbetet e juaja: Adresa e vjetër rezervohen përgjithmonë dhe nuk mund të regjistrohet nga dikush tjetër.

Ky funksion do të bëhet i disponueshëm gradualisht për të gjithë përdoruesit e Gmail.


Go to TOP