Halil Musliu – Një zë i fuqishëm i Komunitetit!

Shkruan: Hasan RAShITI

Halil Musliu është një nga ata njerëz që emrin nuk e ka ndërtuar përmes zhurmës, por përmes punës së ndershme dhe rrugës së gjatë që e ka kalu me integritet. Në komunitetin tonë, ai nuk është thjeshtë një figurë- është një histori e gjallë e përkushtimit, edukimit dhe shërbimit publik.

Që në fëmijëri, Halili u dallua për inteligjencën, seriozitetin dhe ambicien për të mësuar. Ishte nxënës i shkëlqyer, profesorët e kujtonin si një djalë që nuk mjaftohej me përgjigjen e parë-gjithmonë kërkonte më shumë, gjithmonë kërkonte të vërtetën.

Kjo etje për dije e dërgoi drejt studimeve në Fakultetin Teknologjik, të cilat i përfundoi me shumë sukses. Rrugëtimi i tij profesional nuk ka qenë i lehtë. Kur punonte në fabrikën e vidave “Vinex” u largua nga puna si i papërshtatshëm ideo- politikisht- një padrejtësi që dikën tjetër do e kishin thyer shpirtërisht, por që Halilin vetëm e forcuan. Ai nuk u ndalë. I ktheu sytë nga arsimi dhe për vite dha kontribut si profesor në Viti e Ferizaj duke ndihmuar në formimin e shumë brezave.

I angazhuar që nga themelimi në LDK, ai ka qenë pjesë e Kryesisë së Degës në Viti, duke i kontribuar jetës publike edhe në kushtet më sfiduese. Pas luftës, morri përgjegjësi të mëdha institucionale- fillimisht si Drejtor i shëndetësisë dhe më pas si Kryeshef i Ekzekutivit, ku vendosi bazat e funksionimit të Administratës në Viti. Sot, Halili shërben si Drejtor i Inspektoratit, duke vazhduar të mbetët shembull i profesionalizmit dhe ndershmërisë.

Ajo që e bënë Halil Musliun të veçantë nuk është vetëm përvoja, por janë gjurmët që ka lanë pas kudo që ka punuar: pa skandale, pa njolla, pa mëdyshje. Është respekti që njerëzit kanë për te, është prania e tij e qetë, e qëndrueshme, gjithmonë pranë komunitetit, gjithmonë në mbështetje të njerëzve dhe qytetarëve të tij.

Në një kohë kur besimi në politika shpesh lëkundet, figura të tilla si Halili na kujtojnë se ka ende njerëz që e shohin shërbimin publik si përgjegjësi dhe jo privilegj. Halil Musliu është një nga ata njerëz që reflektojnë dinjitet, punë të ndershme dhe një pozitivitet që buron nga karakteri, jo nga fjalët.

Në ç’do iniciativë që ka ndërmarrë, ai ka ditur të dëgjoj, të reflektoj dhe të veproj me integritet. Prandaj numri 73- në listë nuk është thjeshtë renditja e tij, por është një simbol i njeriut që e meriton këtë rrugë, sepse e ka ndërtuar me punë dhe me vlera.

Në jetë ka njerëz që nuk maten me tituj, por me gjurmët që lanë. Dhe ka nga ata që rrugën e tyre e ndërtojnë jo me fjalë të mëdha, por me punë të heshtur, sakrifica dhe qëndrim të pa lëkundur përballë kohëve të vështira. Njëri prej këtyre njerëzve është Halil Musliu.

Sot, kur Halil Musliu del para shoqërisë me përvojën e jetës, me bagazhin e vlerave dhe me një rrugë të gjatë shërbimi, ai nuk përfaqëson vetëm veten, ai përfaqëson të gjithë ata që e kanë ndërtuar këtë vend me mund, me sakrificë dhe besim të pa lëkundur se e ardhmja ndërtohet me punë.

Prandaj numri 73. në listë ka një simbolikë sepse merr kuptim të veçantë. Pra, numri 73 është bashkimi i 7- s, numrit të mençurisë dhe drejtësisë me numrin 3- numrin e krijimit, energjisë dhe forcës për të nisur gjëra të reja.

Një kombinim që, në mënyrë krejt natyrale i ngjan rrugëtimit të tij; i urtë me qëndrime, i guximshëm në veprime, dhe i përkushtuar në shërbim.

Për të gjithë ne që e njohim, Halil Musliun, ky numër nuk është një renditje, është simbol i një njeriu që nuk u dorëzua, i një njeriu që ndërtoi karrierën me ndershmëri dhe i një njeriu që ka ende shumë për ti dhanë këtij vendi.

Dhe çfarëdo rruge që ai zgjedhë sot, një gjë është e qartë: Halili është shembull i asaj se si vlera, puna dhe karakteri e ngrenë njeriun lartë.

Nëse doni që t’ju përfaqësoj njeriu me qëndrime euro-atlantike dhe pro SHBA- s,

Nëse doni t’ju përfaqësoj një zë që nuk lëkundet përballë presioneve e populizmit,

Nëse doni t’ju përfaqësoj njeriu që qëndron hapur kundër politikave që e dëmtojnë shtetin,

Nëse doni njeriun me parime të Rugovizmit

Votoni Halil Musliun me numrin 73 në Listën zgjedhore të LDK- s 123!


Go to TOP