“Mobilizimi për fitore ka nisur”, Bedri Hamza konfirmon se lista e PDK-së është gati

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovë, Bedri Hamza ka njoftuar se lista e kësaj partie për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit është gati.

Përmes një videoje të postuar në rrjetin social, Facebook, ku shfaqej atmosferën e punës dhe angazhimit brenda Kryesisë së PDK-së, Hamza tha se mobilizimi për fitore ka nisur.

“Gjithçka është gati: lista, ekipi dhe energjia pozitive. Mobilizimi për fitore ka nisur. PDK është gati!”, shkroi Hamza.

Go to TOP