Në ditën e flamurit kombëtar në Orllan ngritët obelisku me emrat luftëtarëve të lirisë
Në kuadër të kremtimit të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, sot në fshatin Orllan, komuna e Podujevës, u përurua pllaka përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit nga kjo anë dhe martirëve të lirisë, e cila mban të gdhendur emrat e tyre në nder të sakrificës për atdheun.
Ngritja e kësaj pllake përkujtimore u realizua falë kontributit material nga donatori Vesel Hamiti. Ideja për ngritjen e një promemorie të tillë erdhi nga një këshill iniciues i fshatit Orllan në përbërje të Bajram Pajazitit, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, Afrim Haliti, Vesel Hamiti, Ismet Halimi, Naim Bajrami, Rexhep Zeka dhe Afrim Nura.
Me këtë rast u mbajt edhe një program muzikor me rapsod të kësaj ane.
Sylë AHMETI
