Haliti: Keqqeverisja e VV-së e ka futur Kosovën në stagnim, sanksione dhe izolim
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka kritikuar ashpër qeverisjen katërvjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje duke e cilësuar si periudhë të stagnimit ekonomik dhe humbjes së perspektivës për vendin.
Sipas Halitit, Kosova sot po përballet me pasoja të drejtpërdrejta të keqmenaxhimit qeveritar duke përfshirë sanksione nga partnerët ndërkombëtarë dhe rritje të izolimit politik. Ai theksoi se qytetarët po vuajnë mungesën e zhvillimit dhe moskrijimin e kushteve për investime e stabilitet.
“Si pasojë e keqqeverisjes 4-vjeçare të VV-së, Kosova nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka perspektivë, dhe po përballet me sanksione e izolim. Kjo praktikë duhet të marrë fund. Koha për të vepruar sërish, bashkë me miqtë ndërkombëtarë,” deklaroi Haliti. /Kosovba.info/
