Shkarkimi i Besim Kelmendit: Si erdhi deri te vendimi dhe a ishte i ligjshëm?
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës u shkarkua këtë javë, pas raportimeve se ai gjoja kishte bashkëpunuar më 1999 me një gjyqtare serbe për rastin e Masakrës së Reçakut, të cilën ajo e konsideronte ngjarje të trilluar.
Shkarkimi i Besim Kelmendit shkaktoi polemika për ligjshmërinë e vendimit, pasi ai u votua nga vetëm pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial.
Pjesa tjetër e anëtarëve vlerësuan se s’kishte kuorum, dhe e quajtën vendimin puç institucional.
Kelmendi paralajmëroi ankesë në gjykatë, Prokuroria Speciale mohoi çdo ndërhyrje, kurse Bashkimi Evropian e kritikoi vendimin si pengesë për reformat dhe rrugën drejt BE-së. /REL/
