Lushtaku pas zgjedhjes së Hamzës: Konventa u zhvillua sipas rregullave
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetari i zgjedhur i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, është deklaruar shkurt pas përfundimit të konventës ku Bedri Hamza u zgjodh kryetar i PDK-së.
Lushtaku tha se procesi i zgjedhjes është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe në pajtueshmëri me statutin e partisë.
“Besoj se gjithçka ka qenë sipas rregullave”, u shpreh ai para mediave.
Konventa e sotme e PDK-së u mbyll me mbështetje unanime për Bedri Hamzën, i cili mori besimin e shumicës dërrmuese të delegatëve dhe u zgjodh pa asnjë votë kundër. Zgjedhja e tij konsiderohet një hap i rëndësishëm për konsolidimin e brendshëm të partisë dhe përgatitjet për proceset politike që e presin në vazhdim. /Kosova.info/
