Rritet numri i udhëtarëve që largohen nga Kosova në shtator 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e transportit për muajin shtator 2025, të cilat tregojnë një rritje të theksuar të numrit të udhëtarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit krahasuar me ata që kanë hyrë në Kosovë.

Sipas ASK-së, gjatë shtatorit 2025 nga Kosova kanë udhëtuar 209.412 udhëtarë, ndërsa në vend kanë hyrë 165.570 udhëtarë duke rezultuar në 43.842 udhëtarë më shumë në shkuarje sesa në ardhje.

Krahasuar me shtatorin e vitit 2024, numri i udhëtarëve në shkuarje ka shënuar rritje prej 17.349 udhëtarësh duke reflektuar një trend të vazhdueshëm të rritjes së fluksit të daljes nga vendi.

Në sektorin e aviacionit, ASK bën të ditur se gjatë shtatorit 2025 janë realizuar 1.196 fluturime, ose 7,3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Numri total i udhëtarëve që kanë udhëtuar me avion ka arritur në 374.982, një rritje prej 8,9% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.

Edhe transporti hekurudhor ka shënuar rritje të ndjeshme. Në shtator 2025 janë regjistruar 8.218 udhëtarë, që paraqet një rritje prej 59,5% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Nga ana tjetër, sasia e mallrave të transportuar me tren në këtë muaj ka qenë zero duke reflektuar ngecje të vazhdueshme në transportin hekurudhor të mallrave.

ASK pritet të publikojë analiza të thelluara mbi trendët vjetore të mobilitetit dhe faktorët që ndikojnë në këto lëvizje të udhëtarëve. /Kosova.info/


Go to TOP