Tahiri thirrje pushtetit: Mos defiloni nëpër qytete, mos e prishini këtë ditë feste

Besnik Tahiri i AAK-së, u ka bërë thirrje ‘zyrtarëve të shtetit që të mos e prishin këtë ditë feste për Kosovën’,

AAK garon në pesë komuna në balotazh. Nga të dhënat që kemi nga shtabet tona zgjedhore, mund të ndaj disa prej tyre me publikun.

Informatat tona tregojnë se mbarëvajtja e procesit zgjedhor deri tani ka kaluar mirë. Deri tani, kemi parë një dalje më të vogël, krahasuar me raundin e parë.

Kemi vërejtur defilim të zyrtarët që kanë funksione shtetërore, që anë kaluar nëpër qytete të ndryshme dhe në një formë apo tjetër, kanë ndikim.

Kërkesa jonë, është se kjo është një ditë feste, mos ta prishin në këto orë përmes defilimit dhe mekanizmave shtetërorë një festë bukur të madhe dhe që është e rëndësishme”, tha Tahiri në një konferencë për media.

Go to TOP