Lushaku: Mësimi tërëditor, projekti më guximtar i Përparim Ramës që duhet zbatuar në gjithë Kosovën

Ish-drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe deputetja Jehona Lushaku ka vlerësuar lart projektin e mësimit tërëditor duke e cilësuar si nismën më serioze dhe më guximtare që është zbatuar me sukses në kryeqytet.

“Mësimin tërëditor është projekti më serioz dhe guximtar, që është zbatuar suksesshëm nga një armatë mësimdhënësish të Prishtinës. Vendimin, për të mirën e fëmijëve dhe për ta rritur cilësinë e arsimit, ka guxuar ta marrë vetëm Përparim Rama,” ka shkruar Lushaku.

Ajo është shprehur krenare për rolin e saj në këtë proces gjatë mandatit të parë të Ramës si kryetar i Prishtinës:

“Unë jam krenare që kam pasur privilegjin ta udhëheqë këtë proces si Nënkryetare e Kryeqytetit dhe Drejtoreshë e Arsimit dhe synoj ta zbatoj në krejt Kosovën.”

Në përfundim të reagimit, Lushaku dha mbështetjen e plotë për kandidaturën e Përparim Ramës për një mandat të dytë duke e lidhur projektin me të ardhmen e brezit të ri:

“Vazhdojmë +4. Prishtina e fëmijëve tanë 💙 me Kryetar Përparim Rama 💪.” /Kosova.info/

Go to TOP