Murati për Çekun: Prishtina ka fatin të ketë kryetarin më punëtor e më të përgatitur ndonjëherë
Ministri në detyrë i Financave dhe i Transfereve, Hekuran Murati, ka lavdëruar kandidatin për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku për punën dhe përgatitjen e tij duke e cilësuar si më punëtorin dhe më të përgatitur ndonjëherë për këtë post.
Murati ka kujtuar se si Ministër i MKRS-së, Hajra ka pasur në dispozicion një buxhet që ishte vetëm gjysma e buxhetit të Komunës së Prishtinës, por megjithatë ka arritur të nisë dhe të kryejë projekte sportive e kulturore me ndikim afatgjatë.
“Prishtina ka fatin kësaj radhe që të ketë Kryetarin më punëtor e më të përgatitur ndonjëherë. Projektet që janë realizuar do të lënë shenjë për dekadat që do të vijnë,” ka theksuar Murati. /Kosova.info/
