Shehu shpërndan 145 bursa për studentët e Junikut: Investim në arsim, rini dhe zhvillim

Ruzhdi Shehu, kryetar dhe kandidat për kryetar të Junikut, ka shpërndarë sot 145 bursa për studentët e komunës duke theksuar rëndësinë e arsimit dhe fuqinë e rinisë si motor i zhvillimit të qëndrueshëm.

“Rinia është fuqia dhe potenciali më i madh i komunës sonë, ndërsa arsimi është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm,” u shpreh Shehu gjatë aktivitetit. Ai shtoi se këto bursa nuk janë vetëm ndihmë financiare, por edhe shprehje e besimit në talentin, ëndrrat dhe mundësitë e rinisë junikase.

Shehu theksoi se arsimi, rinia dhe zhvillimi do të mbeten shtyllat kryesore të qeverisjes së tij duke premtuar punë, transparencë dhe duar të pastra për të transformuar Junikun në një vend ku të rinjtë nuk largohen, por krijojnë të ardhmen e tyre.

“Investimi në arsim është investim në zhvillimin e Junikut dhe në mirëqenien e çdo familjeje junikase. Së bashku mund ta bëjmë ndryshimin që duam,” përfundoi Shehu. /Kosova.info/

Go to TOP