Miftaraj: Inflacioni i vitit 2025 po rrëzon edhe deputetët e Kurtit

Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar me ironi situatën politike dhe ekonomike në vend duke e krahasuar inflacionin e vitit 2025 me një “pandemi” që po e godet edhe vetë pushtetin.

“Inflacioni, kjo pandemi e vitit 2025. Pasojat po i vuan si Albin Kurti ashtu edhe Hekurani, zogu, dhe kabineti i propozuar për qeverinë Kurti 3,” ka shkruar Miftaraj.

Ai ka rikujtuar se në fillim të verës, Kurti pretendonte se kishte 62 e më shumë deputetë në mbështetje, por, sipas tij, në vjeshtë kjo shumicë u shndërrua në vetëm 56 deputetë.

“E dëgjuat se si gjatë pranverës së vonshme dhe verës kishte 62 e më shumë deputetë. Në vjeshtë, si rezultat i inflacionit, ra në 56 deputetë,” ironizoi Miftaraj.

Në fund, ai përfundoi me një mesazh thumbues: “Jemi komb pa fat miq. Inflacioni na mori të ardhmen.” /Kosova.info/


Go to TOP