Berisha kritikon LDK-në: Koalicione me kujtesë të shkurtër, mungon busulla politike

Avokati Besnik Berisha ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Lidhja Demokratike e Kosovës po e menaxhon orientimin e saj politik, duke e cilësuar situatën aktuale si një krizë të drejtimit dhe jo të partnerëve. “LDK po kalon një periudhë ku po e ngatërron rrugën me drejtimin,” shkroi Berisha, raporton Kosova.info.

“Në njërën anë refuzon të qeverisë vendin me VV, ndërsa në anën tjetër hyn në koalicione lokale me të njëjtën parti. Kjo s’është strategji, është mungesë busulle.”

Ai tha se partia që dikur udhëhiqte zhvillimet kombëtare sot po përpiqet të justifikojë lëvizjet komunale, duke humbur thelbin e ekzistencës së saj politike.

“Sot, në vend të një vizioni të qartë, ka manovra për mbijetesë politike. Në vend të një orientimi institucional, ekziston vetëm instinkti për mbajtje posti. LDK nuk ka krizë partnerësh, por krizë drejtimi. Nuk po mungojnë njerëzit, po mungon kuptimi pse ekziston kjo parti,” shtoi ai.

Berisha përfundoi se derisa LDK të rikthejë këtë kuptim dhe vizion, “asnjë koalicion s’do t’i kthejë dinjitetin që ka humbur.”/Kosova.info/

Go to TOP