Dyshime për vjedhje e blerje të votës në Mitrovicë, aktivizohet Prokuroria
Mediat lokale në Mitrovicë kanë raportuar se në këtë komunë ka pasur keqpërdorim të votës.
Në këtë komunë, konkretisht në Shipol dyshohet se ka pasur blerje të votave a madje edhe vjedhje të votës.
Gazetari Shkumbin Kajtazi. thotë se tashmë kanë nisur hetimet e ku i përfshirë dyshohet të jetë një zyrtar i VV-së.
“Pikapat 01 dhe 05, janë kapur nga kamerat dhe do të zbardhet së shpejti skema. Hajnat te mos flejnë të qetë. Me emra kemi me ju zbulu”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkaq zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, deklaroi për Klankosova.tv se ka nisur të grumbullojnë informacione lidhur me këto dyshime.
“Në këtë fazë, ajo se çka mund të them është se kemi nisur grumbullimin e informacioneve. Të shohim tash se çka do të del lidhur me këto dyshime”, deklaroi ai për Klankosova.tv.
