KQZ-ja, votuesve: Ruajeni integritetin e votës, raportojeni çdo parregullsi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të raportojnë çdo parregullsi që vërejnë në vendvotime.
“Nesër votojmë! Ruaj integritetin e votës – raporto çdo parregullësi që vëren në vendvotim! Çdo shkelje është vepër penale”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen nesër, më 12 tetor. Vendvotimet pritet të hapen në orën 07:00 dhe të mbyllen në orën 19:00. /Kosova.info/
